TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Nëntor 2024, 10:50

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 35-vjeçari shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 35-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali ku një 35-vjeçar shqiptar ka humbur jetën.

Shqiptari Iliaz Ismaili po udhëtonte me motor, kur u përplas nga një furgon.

Ai u dërgua i plagosur rëndë në spital dhe iu nënshtrua një operacioni gjatë natës. 35-vjeçari nuk arriti t’i mbijetonte traumës dhe plagëve të marra nga përplasja me furgon në via Gramsci, pak hapa nga buzë liqenit.

Viktima Iliaz Ismaili, punonte si banakier në hotelin Villa Rosa në Desenzano.

 

Lini një Përgjigje