TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Nëntor 2024, 10:19

Arrestohet 14-vjeçari që vrau bashkëmoshatarin në Tiranë, pas krimit postoi foto në Snapchat me grushtin lart

Shkruar nga Pamfleti

Arrestohet 14-vjeçari që vrau bashkëmoshatarin në

Një ditë pas ngjarjes së rëndë ku mbeti i vrarë 14-vjeçari Martin Cani, policia njofton se ka arrestuar bashkëmoshatarin e tij që i nguli thikën.

I mituri u arrestua për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ai e ka postuar një foto pas vrasjes në aplikacionin Snapchat.

14-vjeçari pozon si për të demonstruar forcën, duke mbajtur një grusht lart.

Ndërkohë po në pamje duket dëmtimi që ka marrë në dorë. Efektivët e policisë ende nuk e kanë gjetur thikën e përdorur në krim. Sot pritet që të merret në pyetje i riu për të dhënë versionin e tij në lidhje me sherrin.

Aktualisht, i mituri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën si pasojë e dëmtimit që ka pësuar.

Ky shtetas, ditën e djeshme, në afërsi të shkollës “Fan Noli”, për motive të dobëta thotë policia, është konfliktuar me dy bashkëmoshatatët e tij dhe gjatë konfliktit i ka goditur ata me mjet prerës. Gjatë konfliktit janë dëmtuar të 3 të miturit.

Si pasojë e plagëve të marra njëri nga 14-vjeçarët ka ndërruar jetë në spital, ndërsa tjetri, së bashku me autorin e dyshuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Lini një Përgjigje