TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Nëntor 2024, 10:20

Ankimuan masën e sigurisë, Apeli i GJKKO vendos sot për Metën dhe Kryemadhin

Shkruar nga Pamfleti

Ankimuan masën e sigurisë, Apeli i GJKKO vendos sot për

Në Apelin e Gjykatës së Posaçme do të mbahet sot seancë në lidhje me ankimimin e presidentit të PL Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi.

Meta ka ankimuar kundër masës së sigurisë “Arrest me burg”, nën arsyetimin se nuk ekziston rrezik që të prishë provat dhe se nuk rrezikohet arratisja e tij pasi ka deklaruar se do të përballet me drejtësinë.

Ndërkohë, Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në SPAK për ankimimin e masës së sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Kryemadhi është shfaqur sot para mediave me humor, ndërsa nuk i ka kursyer edhe ironitë.

“U mësuam tani”, dëgjohet Kryemadhi t’u thotë gazetarëve që i kërkojnë një koment për paraqitjen e saj sot në GJKKO.

Meta dhe Kryemadhi akuzohen nga SPAK se gjatë ushtrimit të detyrave të tyre në të shkuarën janë përfshirë në korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

 

Lini një Përgjigje