TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Nëntor 2024, 10:27

“Si është Martini?”/ Trajneri i U-15 rrëfen bisedën me 14-vjeçarin: Nuk e di që shoku i tij ka ndërruar jetë!

Shkruar nga Pamfleti

“Si është Martini?”/ Trajneri i U-15 rrëfen

Egert Bakalli, trajneri i Dinamo U-15, ka rrëfyer detaje nga ngjarja e rëndë, ku 14-vjeçari Martin Cani u godit për vdekje me thikë nga një bashkëmoshatar i tij ditën e djeshme.

Me lot në sy, Bakalli rrëfeu bisedën mes tij dhe Luis Meçja, i cili ndodhi në spital, pasi ka marrë disa goditje me thikë.

Ai tha se Luisi e pyeti si është gjendja shëndetësore e Martinit, për të cilin nuk e di se fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

“E takova personalisht Lusin, e putha në ballë. Ai nuk di gjë për Martinin. Pyeti si është Martini. Luisi është jashtë rrezikut për jetën. Pardje kemi pasur ndeshje, Martini ishte i vetmi njeri që bënte për të qeshur ekipin. E donin të gjithë çunat. Martini nuk me kishte shprehur asnjë shqetësim. Nuk më kanë shprehur asnjë gjë.

Tani do shkoj direkt te shtëpia e Martinit. Prindërit e Martinit i takova. Edhe prindërit e Luisit ishin në punë, ndërsa babi i Martinit ka qenë në Peqin, për çështje pune. Ju fola djemve që të shmngin konflikte të tilla”, u shpreh Bakalli.

Lini një Përgjigje