
Pamjet e rënda janë postuar nga autori i dyshuar i 14-vjeçarit Martin Cani në rrjetet sociale pas krimit pas shkollës 'Fan Noli'.
Siç shihet ai tregon thikën me të cilën qëlloi disa herë Martinin, duke i marrë jetën.

Po ashtu ai pozon “me krenari” pas krimit teksa ndodhej në një makinë, e po ashtu shfaqet edhe dora e tij e fashur, pasi ka mbetur i lënduar pas sulmit.
Mësohet se ata kanë pasur një përplasje në banjat e shkollës ku kishin lënë takim për t’u sqaruar.
Pas nisjes së konfliktit14-vjeçari që mbeti viktimë kishte njoftuar një shok tjetër i cili ishte nxënës në Sauk.
Pasi ka mbaruar mësimi të miturit kanë lënë ambientet e shkollës dhe janë nisur drejt një rrugice aty pranë ku janë përleshur fizikisht. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka goditur disa herë 14-vjeçarin, duke i shkaktuar plagë të rënda dhe gjithashtu ka plagosur shokun e viktimës.
Dy të miturit janë dërguar në spital, por si pasojë e humbjes së gjakut 14-vjeçari ndërroi jetë tek trauma.
Ndërkohë i mituri tjetër i plagosur ndodhet ende në spital në gjendje të stabilizuar.
Lini një Përgjigje