TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Nëntor 2024, 11:29

Green Building, një jetesë dhe komunitet i qëndrueshëm

Shkruar nga Pamfleti

Green Building, një jetesë dhe komunitet i qëndrueshëm

Vlora Marina, i pari projekt në Shqipëri që merr certifikimin EDGE në
projektim

Vlora Marina, projekti që do të realizohet në qendër të qytetit të Vlorës është
projekti i parë i vlerësuar nga IFC dhe World Bank Group me certifikimin EDGE
Design Stage për një kompleks rezidencial të një formati urban mix. EDGE
(Excellence in Design for Greater Efficiencies) është i njohur si një sistem global
certifikimi që i referohet qëndrueshmërisë mjedisore dhe ndërtimeve të njohura si“Green Building”, një vlerësim që jepet si në fazë projekti ashtu edhe pas
realizimit të tij.

Vlora Marina është vlerësuar për projektin bazuar në eficencën e energjisë
elektrike, kursimin e burimeve ujore dhe përdorimin e materialeve që reduktojnë
emetimin e karbonit në mjedis.

Menaxheri i projektimit Flori Durmishi thotë se ky certifikim është i një rëndësie të
veçantë si për rezidentët ashtu edhe për qytetin e Vlorës.

“Nëpërmjet këtij certifikimi, Vlora Marina ka dëshmuar angazhimin e saj për t’i
sjellë vendit dhe Vlorës një projekt me standarde ndërkombëtare e inovatore
projektimi dhe ndërtimi. Ky certifikim në fazën fillestare të projektit është një
vlerësim shumë i veçantë për Vlora Marinën që jepet nga IFC , anëtar i World
Bank Group, nëpërmjet Sintali, një kompani e akredituar për të vlerësuar
performancën mjedisore, qëndrueshmërinë dhe zbatimin e praktikave miqësore me
mjedisin në projekte ndërtimore. Kompania analizon dhe vlerëson në bazë të disa
kritereve efikasitetin e sistemit të përdorimit të burimeve të energjisë elektrike, të
ujit, ventilimit apo termoizolimit si dhe materialet e përdorura në ndërtimin e
godinave. Vlerësimi bëhet në tre tipologji, ku Vlora Marina është vlerësuar me
Nivelin 1 për 114 modele apartamentesh, për kursim të energjisë elektrike deri në
24%, kursim të ujit në 33% dhe reduktim të emetimit të karbonit në nivelin 42%”,
vijoi më tej Durmishi. Sipas Z. Durmishi, të gjithë këto parametra dhe ky certifikim
nënkuptojnë një jetesë në një godinë e komunitet të qëndrueshëm dhe pro mjedisit,
duke sjellë përfitime si për blerësit ashtu edhe për qytetin.

Përfitimet për blerësit:

Kosto më të ulëta të shërbimeve: Projektet me efikasitet energjetik reduktojnë
faturat e energjisë elektrike dhe ujit.

Mjedis më të shëndetshëm për të jetuar: Materialet e qëndrueshme dhe cilësia
më e mirë e ajrit përmirësojnë mirëqënien e banorëve.

Vlerë të shtuar të pronës: Ndërtesat e gjelbra të certifikuara kanë vlerë më të lartë
të rishitjes dhe kërkesë në treg.

Stil i qëndrueshëm jetese: Blerësit kontribuojnë në ruajtjen e mjedisit duke jetuar
në një ndërtesë të certifikuar.

Përfitimet për qytetin e Vlorës:

Mbrojtja e mjedisit: Emetimi i reduktuar i karbonit dhe kursimi i ujit
kontribuojnë në një të ardhme të gjelbër të Vlorës

Rritja ekonomike: Tërheqja e banorëve dhe investitorëve të ndërgjegjshëm për
mjedisin, duke promovuar turizmin e qëndrueshëm dhe zhvillimin urban.

Njohja dhe Reputacioni: Rendit Vlorën si një qytet eko-miqësor, duke rritur
reputacionin e saj global.

Green Building, një jetesë dhe komunitet i qëndrueshëm 

Green Building, një jetesë dhe komunitet i qëndrueshëm

Green Building, një jetesë dhe komunitet i qëndrueshëm

vlora marina green building edge balfin

Lini një Përgjigje