TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Nëntor 2024, 15:50

Fëmijë të armatosur nëpër shkolla, Softa për vrasjen e 14-vjeçarit: Përgjegjësia në radhë të parë shkon tek familja!

Shkruar nga Pamfleti

Fëmijë të armatosur nëpër shkolla, Softa për

Për ekspertin e Sigurisë, Fatjon Softa, vrasja e një 14-vjeçari ditë e djeshme nga bashkëmoshatari i tij, i së njëjtës shkollë dhe i të njëjtit brez është një ngjarje tejet e rëndë.

Dhe fajtor pikësëpari Softa bën familjen shqiptare e cila duket se ka humbur kontrollin ndaj fëmijëve të tyre. Së dyti, Softa rendit si shkaktar shkollën dhe nivelin e sigurisë në sistemin arsimor.

“Ngjarja ka lindur për një motiv banal, ku dikush thoshte që ka ndodhur për një shtyrje në oborrin e shkollës, dhe përtej kësaj këto ngjarje janë të paralajmëruara.

Kjo vjen edhe nga stafi i shkollës mendohet se nuk i është dhënë rëndësia e duhur ngjarjes që thuhet se ka ndodhur që të premten. Dhe për të mësuar motivin e vërtetë duhen marrë në pyetje të afërmit e autorit dhe të viktimës, të atyre që kanë komunikuar më shumë me ta ditët e fundit. E më pas shkohet tek elementet e sigurisë në shkolla e kështu me radhë”, u shpreh ndër të tjera eksperti Fatjon Softa për "Ora News".

Lini një Përgjigje