TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Nëntor 2024, 15:47

Protesta para Kuvendit, Policia "refuzon" opozitën: Fokusi jonë te ndeshja e Kombëtares

Shkruar nga Pamfleti

Protesta para Kuvendit, Policia "refuzon" opozitën: Fokusi

Policia e Shtetit nuk ka bërë ende asnjë njoftim zyrtar lidhur me protestën e sotme të paralajmëruar nga Partia Demokratike. Protesta do të mbahet para Parlamentit në orën 17:00, teksa në sallë do të miratohet buxheti i vitit 2025.

Policia i ka dhënë përgjigje refuzuese opozitës, përsa i përket sigurimit dhe mbarëvajtjes së tubimit të thirrur para Kuvendit.

Por, pas njoftimit që kanë bërë në Policinë e Shtetit për këtë tubim të militantëve të Partisë Demokratike, organizatorëve të Protestës u është thënë se për shkak të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës, uniformat blu do të jenë të përqëndruara përreth stadiumit.

Megjithatë mësohet se një grup prej dhjetëra efektivësh do të bëhen gardh përballë Kuvendit për ruajtjen e këtij institucioni. Në këtë përgjigje, Policia e Shtetit u ka dhënë edhe porositë organizatorëve që të distancohen nga aktet e dhunës, pasi në protestat e fundit janë parë aktet vandale duke hedhur molotov, duke djegur goma dhe duke thyer tabelat e reklamave.

Militantët e Partisë Demokratike, kanë paralajmëruar që të mblidhen para Kuvendit për të kundërshtuar miratimin e Buxhetit për vitin 2025.

Lini një Përgjigje