TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Nëntor 2024, 17:24

I arrestuar për shpërdorim detyre, Prokuroria kërkon 6 vite burg për ish-kreun e Kadastrës së Gjirokastrës

Shkruar nga Pamfleti

I arrestuar për shpërdorim detyre, Prokuroria kërkon 6 vite burg

Prokuroria e Gjirokastrës ka dhënë sot pretencën për ish-kreun e Kadastrës së Gjirokastrës, Florian Taçi dhe dy bashkëpunëtorëve të tij Alban Memishaj dhe Julian Nakuçi.

Prokurori i çështjes Gazmend Frëngu, në konkluzionet e dhëna para gjykatëses Nertila Përralla, kërkoi 6 vite burg për ish-zyrtarin vendor Taçi dhe nga 4 vjet burg për dy të akuzuarit e tjerë.

Nisur nga kërkesa e të pandehurve që në seancën fillestare për gjykim të shkurtuar, Florian Taçit do t'i ulet 1/3 e dënimit nëse shpallet fajtor, pra do të dënohet me 3.4 vjet burg, përllogaritur këtu dhe 7 muaj që ka kaluar në “arrest shtëpie” gjatë kësaj periudhe.

Ndërsa Memisha dhe Nakuçi do të vuajnë nga 2.5 vjet burg. Mbi ish-kreun e Kadastrës së Gjirokastrës rëndojnë akuzat e falsifikimit, mashtrim dhe shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim. Mbrojtja kërkoi 10 ditë kohë për konkluzionet.

Florian Taçi u arrestua në flagrancë nga Policia e Gjirokastrës më 28 shkurt të këtij viti. Më 2 Mars Gjykata miratoi masat e sigurisë ndaj tre të pandehurve.

Lini një Përgjigje