TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Nëntor 2024, 21:15

Atentati ndaj Klaudio Prendit, Karamuço zbulon detaje "bombë": 27-vjeçari ishte në lokal me dy efektivë policie

Shkruar nga Pamfleti

Atentati ndaj Klaudio Prendit, Karamuço zbulon detaje

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka folur lidhur me atentatin ndaj Klaudio Prendit, djalit të ish-gjyqtarit për krimet e rënda, Fran Prendit.

Karamuço ka treguar dinamikën e vrasjes së djalit 27-vjeçarit. Ai tha se Prendi shoqërohej nga dy efektiv të Policisë së Shtetit në lokal dhe pasi ka dale jashtë është ndjekur nga atentatori i cili e ka qëlluar 5 herë me armë me selenciator.

“Nuk ka pasur prezencë policore në zonë, djali ka dalë nga lokali, atentatori i ka vajtur dhe e ka ekzekutuar në mos gaboj me 5 plumba dhe është larguar me një makinë. Arma ka qenë e vogël, me selenciator dhe nuk është dëgjuar gjë dhe ata brenda lokalit mund ta kenë parë kur është rrëzuar dhe nuk kanë dëgjuar zhurma.

Kanë qenë një shofer dhe dy ekzekturorë të cilët sapo e kanë parë që ka dalë nga lokali e kanë ndjekur nga pas dhe e kanë ekzekutuar.

Në lokal kishte njerëz. AMP po verifikon një fakt se i ndjeri ka qenë në tavolinë me dy efektivë të policisë. Të shohim se çfarë roli kanë pasur ata. Njëri ka qenë i policisë kriminale”, tha Kramuço për “Euronews Albania”.

 

Lini një Përgjigje