TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Nëntor 2024, 21:56

“Unë jam kryesori këtu”/ Noka debaton ashpër me Zekthin: Politikanët nuk janë kryesorë

Shkruar nga Pamfleti

“Unë jam kryesori këtu”/ Noka debaton ashpër me

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka debatuar ashpër me analistin Fitim Zekthi. Noka u shpreh se duhet të dëgjohet, ndërsa e cilësoi veten kryesor në panelin e të ftuarve.

Një gjë e tillë është kundërshtuar si nga analisti Fitim Zekthi po ashtu edhe nga moderatorja e emisionit Eni Vasili.

Zekthi i tha se ai nuk është kryesor aty, ndërsa Vasili i kërkoi që diskutimi të hapej.

Debati mes tyre:

Zekthi: O Flamur shqiptarët e dinë shumë mirë kush është kjo qeveri.

Noka: Të lutem nuk të ndërhyra. Unë jam politikani, unë jam kryesori këtu.

Zekthi: Jo nuk je kryesori. Politikanët nuk janë kryesor.

Noka: Më lër të mbaroj, mos ndërhyni. Çdo ndërhyrje është t’i bësh opozitë opozitës

Vasili: Pse?

Noka: Sepse po sqaroj

Vasili: Çfarë po sqaron?

Noka: Moj zonjë nëse ju flisni me njëri tjetrin, jo unë si opozitë, unë iki

Vasili: Ju do flisni me ne apo me vete. Fitimi ju bëri një parashtrim dhe unë e lidha me parashtrimin e tij

Noka: 33 milionë euro janë vjedhur nga bujqësia, pse shqetësohemi

Vasili: E para shqetësohemi se janë vjedhur, njësoj si ty. Nuk kemi asnjë shqetësim tjetër

Noka: Ajo zonja që është përdorur për ti vjedhur fshihet në një zyrë në Kryeministri drejtoreshë e madhe. Fermerëve u mungojnë 120 milionë euro sepse janë vjedhura ato të parat dhe OLAF thotë se po s’u nxorën përgjegjësie e të parave nuk u gjetën përgjegjësit.

Lini një Përgjigje