TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Korrik 2024, 21:52

A do të ekstradohet Durim Bami? Elton Qyno tregon skemën e vetme për kapjen e bosëve të krimit të fshehur në Emiratet Arabe

Shkruar nga Pamfleti

A do të ekstradohet Durim Bami? Elton Qyno tregon skemën e vetme

Gazetari Elton Qyno ka folur mbi mundësinë e ekstradimit të Durim Bamit nga Dubai. Ai tha në “Të Pashoq” se ekstradimi tij është thuajse i pamundur, por tha se qetësia e bosëve shqiptarë në Dubai do të prishet një ditë.

Do vijë një ditë se edhe Dubai do t’i abandonojë këta. Edhe leja e qëndrimit nuk është e plotë. Ka një afat dhe ajo lejë. Ose do i riatdhesojnë, ose do i dëbojnë. Mund t’i dëbojë, ik në Gjermani. Do shkosh atje do arrestohesh. Ju kujtohet kur erdhi i kriptovalutave që e kërkonte Turqia. Ai erdhi nga Dubai se i mbaroi afati i qëndrimit atje. Mendoi se në Shqipëri përmes parave dhe miqve do jetonte këtu dhe pse jo të bënte biznes. Ai u arrestua”, tha ai.

-Besoni se do ekstradohet Durim Bami?

Precedentët që kanë ndodhur me ekstradimet nga Dubai kanë dështuar të gjitha. Kemi Plarent Derishin, Florenc Çapjan, Eldi Dizdarin. Madje me Dizdarin dështoi edhe Italia. Në rastin konkret ka një lobim më shumë nga ana e SPAK dhe ministri Taulant Balla që të ketë një rast dhe të thyhet ai akull dhe të krijohet një praktikë ligjore se pavarësisht se nuk ka marrëveshje ekstradimi, të përdoret konventa e ekstradimeve, ku është një pikë atje që përdoret neni i reciprocitetit. Po të kërkoj një shqiptar se ka kryer vepra të rënda ndaj rendit në Shqipëri. Nëse më vonë unë kap një shtetas të Emirateve do ja u sjell. Kjo është përdorur disa herë me Greqinë.  

-Po për emrin që kemi?

Duke aprë lidhjet që ka i person dhe duke parë praktikat, do të dështojë. Të shpresojmë, por nuk besoj nga ana ligjore që drejtësia e Dubait të sjellë një personazh shqiptar në Shqipëri.

 

Lini një Përgjigje