TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Korrik 2024, 21:22

Nga Artan Hoxha te Lulzim Basha, Elton Qyno tregon kush do të ngjisë shkallët e SPAK për “21 Janarin”

Shkruar nga Pamfleti

Nga Artan Hoxha te Lulzim Basha, Elton Qyno tregon kush do të ngjisë

Gazetari Elton Qyno ka hedhur dritë mbi atë që po ndodh në SPAK mbi hetimet për 21 Janarin. I ftuar në “Të Pashoq”, ai tha se në ditë në vijim do të merren në pyetje gazetari Artan Hoxha dhe Lulzim Basha.

Nuk po bëjnë në veprim sot një mot, por po ecet dhe po bëhen veprime. Pas gruas dhe xhaxhait të Aleks Nikës, u mor në pyetje Ndrea Prneidd he në ditë në vijim mund të thirret Lulzim Basha, ish-drejtori i policisë, zinxhir komandues i Gradës, por dhe ka informacion që do thirret gazetari Artan Hoxha si personi që ka audiopërgjim. Aty pretendohet se komunikohet në radio mbi urdhrat, ku duhet qëlluar, mbi veprimet që do merrnin njësitë e zjarrit dhe të shpresojmë të kemi një rezultat pozitiv”, tha ai.

Më tej Qyno foli dhe për fshirjen e serverëve të Kryeministrisë. Ai tha se nuk ka shans që të rikuperohen materialet.

Ato nuk janë rikuperuar as nga SHBA, as nga SPAK dhe as nga laboratori i policisë. Në atë kohë kur u fshinë u ndërruan njësitë. Nuk ka shanse të zbërthehen pamjet filmike. Ka shumë pak material filmik mbi veprimet e Gardës”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje