
Analisti Frrok Çupi thotë se PS do detyrohet ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës.
Në një intervistë për “Neësline” në ABC News, Çupi u shpreh se mazhoranca po kryen disa manovra, të cilat sipas tij, janë thjesht harxhim kohe.
“PS me këtë rast, ka ndërgjegje, por po riskon autoritet, po riskon në raport me ligjin, institucionet ligjore, në raport me institucionet ndërkombëtare. Mesa lexoj unë, PS është e detyruar brenda vetes ta bëjë këtë gjë. PS ka treguar elegancë në raportin me ligjin, por kjo është lexuar si dobësi e PS, që i lëshon njerëzit e vet. Jemi në këtë situatë, është harxhim kohe. Sa kohë që nuk kemi çfarë bëjmë, do bëjmë disa manovra. Komisioni i Venecias, është një institucion i demokracisë, i cili është në raport të drejtë me Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese nuk mund të rrëzojë autoritetin e vet. Kjo është harxhim kohe i kotë, sigurisht që do të vendosë Gjykata Kushtetuese”, theksoi ai.
Lini një Përgjigje