
Mjeku i Onkologjikut Edmond Gashi ka dalë sot para trupës së GJKKO, për t’u njohur me masën e sigurisë, së bashku dhe me mjekët e tjetër që akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Gashit ka kërkuar që ti hiqet masa aktuale ‘arrest me burg’.
“Ju lutem hiqeni masën e sigurisë, po më pengoni të ushtroj profesionin e mjekut. Janë 50 biopsi që kanë dalë dhe presin ndërhyrje”, ka deklaruar ai.
Gati tre javë më parë, Gjykata e Tiranës caktoi masat “arrest në shtëpi” për mjekun Edmond Gashi.
Mjeku Edmond Gashi dyshohet se në bashkëpunim me kolegët e tij orientonin pacientët e diagnostikuar me kancer në një klinikë private, e cila rezulton në emër të babait të tij. Për çdo pacient që orientohej për trajtim tek spitali privat, mjekët e Onkologjikut përfitonin shuma të konsiderueshme parash.
Lini një Përgjigje