TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Korrik 2024, 17:48

Reforma Zgjedhore, Frrok Çupi: Problemi nuk janë listat, por kualiteti i njerëzve që kandidohen!

Shkruar nga Pamfleti
Reforma Zgjedhore, Frrok Çupi: Problemi nuk janë listat, por
Ffrrok Çupi

Analisti Frrok Çupi ka folur lidhur me draftin e dakordësuar të PS-PD për Reformën Zgjedhore, ku u vendos që 1/3 e listave të jenë të mbyllura dhe 2/3 të hapura.

Ai thotë se listat e hapura ose të mbyllura, janë kthyer në një mit sa herë ka fushatë zgjedhore, por sipas tij, nuk është ky problemi i ligjit elektoral.

Çupi u shpreh se të kërkosh vetëm lista të hapura është populizëm.

Ai shtoi se problem mbetet kualiteti i njerëzve, të cilët përfaqësojnë votuesit.

“Së pari, duhet thënë se po funksionon një lloj bashkëpunimi, një lloj parlamentarizmi dhe kjo është e rëndësishme. Sa i takon raporteve me listat e hapura dhe listat e mbyllura, për të thënë të vërtetën, është një kauzë që nuk çon askund, po e bëjnë si mit. Të kërkosh me patjetër vetëm lista të hapura është thjesht populizëm dhe ta ndërtosh listën e hapur, thjesht për arsye të politikës tënde brenda grupimit politik që ke, është përsëri një gjë që nuk çon askund. Problemi i ligjit elektoral, te ne është kthyer legjendë. OSBE, organizatat që merren me këtë gjë, e kanë të fiksuar shumë këtë gjë, në çdo zgjedhje, në çdo fushatë do krijohet një histori, traumë e madhe, si do jenë listat. Nuk është ky problemi i zgjedhjeve. Problemi i zgjedhjeve është te kualiteti i njerëzve, dhe kualitetin e përfaqësuesve, nuk mund ta zgjedhë, jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë botën, nuk mund ta zgjedhë thjesht lagja, kolektivi, është populizëm i madh. Gjithmonë të vegjlit mundohen të kapen te një defekt. Secili lufton për mandatin e tij. Njerëzit brenda partisë gjithmonë mendojnë për rreshtimin e tyre. Problemet e tua nuk mund t’ia imponosh të tjerëve. Nuk mund të ketë lista të hapura. Partitë politike prezumohen si parti të përgjegjshme. Ashtu është ndërtuar demokracia. Më e besueshme, është partia politike që shkon në zgjedhje. Partitë politike mbajnë përgjegjësi për atë që zgjedhin”, tha ai për “Abc News”.

Lini një Përgjigje