Analisti Frrok Çupi ka folur për zgjedhjet që do të mbahen në Himarë në 4 gusht. Ai tha se në Himarë vijon të ekzistojë sërish fenomeni i 14 majit të vitit 2023, pasi PD ka zgjedhur një tjetër kandidat që mbështetet nga Greqia.
Çupi theksoi se PD është e ndërgjegjshme se po i shkakton dëm vendit.
Sipas Çupit, në Himarë, duket sikur nuk po garojnë partitë politike, por Greqia me Shqipërinë.
“Ka disa elementë në këtë lloj fenomeni. Fenomeni i 14 majit të vitit të kaluar, vazhdon të ekzistojë. PD vazhdon të mbetet peng i përkëdheljeve të Greqisë, ndaj udhëheqësve të PD, sa kohë ishin në pushtet, për disa favore siç ishin deti, Peshkëpia. Padyshim që është e ndërgjegjshme PD që po i bën dëm atdheut, duke futur hundët në shitblerjen e copave të tokës së Shqipërisë, për arsye politike me Greqinë. Ky fenomen vazhdon të mbetet, po aq sa ishte në kohën e Belerit. PS ka zgjedhur një anëtar, Vangjel Tavo është aktivist shumë i hershëm, është garant për zbatimin e politikave të reja në atë zonë. E treta është problem i madh, ka dalë nga boshti i saj, si bosht politik. Në këtë mes ka hyrë Greqia me Shqipërinë. Nuk janë partitë politike.
Partitë politike kanë shumë pak rol, në atë se çfarë bën Greqia ndaj Shqipërisë. Greqia ka shkuar te ato historitë e vjetra, me mavinë, me Vorio Epirin, e çojnë punën deri te territoret e Shqipërisë. Çështja ka dalë nga politika dhe ka demokracia. PS në këtë rast, ka zgjedhur një minoritar, por po zgjedh rrugën për të krijuar sa më pak konflikt me Greqinë. Në zgjedhjet lokale të një zone, bëhet luftë shtetesh, zakon ballkanik, ose Greqia po lufton për t’i bërë presion Evropës”, theksoi ai.
Lini një Përgjigje