Policia ka tentuar të largojë qytetarët nga rruga, por ka gjetur reagimin e tyre.
Banorët e Fushë-Krujës janë ngritur sot në protestë duke bllokuar autostradën e re Thumanë-Kashar.
Prej kohësh banorët e kësaj zone kanë ngritur zërin, por askush nuk i dëgjoi. Autostrada e ndërtuar nga Bashim Ulaj i ka izoluar totalisht banorët e zonës, pasi janë mbyllur të gjitha hyrjet dhe daljet në aksin e ri. Pra qytetarët nuk futen dot në autostradë, teksa dhe rruga e vjetër është bllokuar, duke penalizuar gjithë zonën. Qytetarët kanë bllokuar rrugën, teksa ka pasur përplasje dhe me policinë.
"Kanë vjedhur miliarda. Vënë traun këtu për t'i dhënë Bashkim Ulajt paratë. Duan ti japin lekë një individi e penalizojnë Krujën. Për një Bashkim Ulë penalizohen 100 mijë banorë nga Kamza deri në Vlorë. Kaq shumë i duhet këtij Bashkim Ulaj? Nuk e kuptoj përse po e bëjnë", tha një banor.

"Kruja e Fushë Kruja nuk kanë akses hyrjeje. Jena izoluar. Edi Rama na ka bllokuar hyrje daljet me Tiranën", thotë një tjetër.
Por nuk kanë munguar as incidentet. Policia ka tentuar të largojë qytetarët nga rruga, por ka gjetur reagimin e tyre. Më pas policia ka përdorur spraj lotjellës dhe njëri krah u arrit të hapej. Autostrada mbeti e bllokuar rreth 1 orë dhe tnai banorët po largohen. Vetë ata shprehen se mugesa e një dlaje ka penzlizur bizneset dhe po ahstu pengon aktivitetet e tyre jetësore. Ata kanë parlajmëruar të tjera protesta. Sipas tyre, ka pasur protestues nga gjithë qarku i Krujës.

Lini një Përgjigje