
Hansi Flik ka rinovuar kontratën me Barcelonën deri në vitin 2027. Katalanasit kanë zyrtarizuar vendimin për trajnerin gjerman, të cilit i përfundonte bashkëpunimi me përfundimin e edicionit të ardhshëm.
Rinovimi me trajnerin gjerman ishte paralajmëruar më parë. Flik u tregua magjik këtë sezon duke fituar tre trofe.
Fillimisht Superkupën, më pas Kupën e Mbretit dhe në fund kampionatin. Të gjitha përballë Realit, përballë të cilit numëroi vetëm fitore.
Lini një Përgjigje