TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Maj 2025, 19:25

Ka dërguar ekipin e tij në “play off”, 6 skuadra të Bundesligës, Murinjo dhe Besnik Hasi ‘çmenden’ pas sulmuesit shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Ka dërguar ekipin e tij në “play off”, 6 skuadra të

Një futbollist shqiptar po shkëlqen në Gjermani me paraqitjet e tij! Fisnik Asllani, sulmuesi 22-vjeçar i Kosovës, ka spikatur në këtë edicion me fanelën e Elversbergut ne Bundesligën 2, duke shënuar 18 gola e dhënë 9 asiste.

Djaloshi i cili vesh fanelën e Kosovës, ia ka dalë të çojë skuadrën e tij në “play-off” për ngjitjen në Bundesligë. Por sido që të shkojë ajo ndeshje, të ardhmen e ka të sigurt, pasi një numër i madh skuadrash të rëndësishme janë vënë në ndjekje të tij.

Lojtari është dhënë në huazim nga Hofenhajmi, që nuk ka ndërmend ta lërë të largohet lehtë futbollistin dhe synon që ta kthejë në bazë në përfundim të këtij sezoni. Gjithsesi, interesi për të është i jashtëzakonshëm.

“Bild” bën të ditur se për Asllanin kanë shprehur interes Borusia Mynshengladbah, Verder Bremen, Frajburg, Shtutgart, Union Berlin dhe Këlni të cilët kanë kontaktuar Hofenhajmin për transferimin e tij. Njëkohësisht, janë interesuar edhe Sportingu i Lisbonës, por edhe Fenerbahçe e drejtuar nga Zhoze Murinjo dhe Anderleht ku është trajner Besnik Hasi, pa harruar edhe Lilën në Francë. Por plani i Hofejnhajmit nuk ka ndryshuar, siç ka treguar drejtori sportiv Andrea Shiker.

Fakti është se Fisniku është lojtari ynë. Nëse ai kthehet këtë verë, ne kemi një kontratë deri në vitin 2026. Padyshim që kemi pasur biseda me të. Do të mundohemi t’i zgjasim kontratën”, tha ai.

 

fisnik asllani sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje