
Robert Shroder do të jetë gjyqtari, që do të ndajë drejtësi në finalen e Kupës së Kosovës. Prishtina dhe Llapi do të masin forcat këtë të enjte, në orën 20:00.
Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur që trupa e gjykimit të jetë nga Gjermania. Për këtë lëvizje raportohet se janë shpenzuar 30 mijë euro, shumë kjo e padëgjuar më parë.
Shroder, 39-vjeç, është gjyqtar i FIFA-s prej vitit 2023. Në Bundesligë ka gjykuar katër ndeshje përgjatë këtij sezoni.
Kjo nuk është finalja e parë për të. Pikërisht në vitin 2023, ndante drejtësi mes Lajpcigut dhe Bajernit të Mynihut, me këta të fundit që fitonin Superkupën e Gjermanisë në rezultatin 3-5.
Lini një Përgjigje