TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Maj 2025, 20:10

Vazhdon momenti “JO” i CR7, tifozët e Al Nassr e vërshëllejnë dhe kërkojnë largimin e tij pasi humbi penalltinë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Vazhdon momenti “JO” i CR7, tifozët e Al Nassr e

Vazhdon momenti “JO” i Kristiano Ronaldo tek Al Nassr. Portugezi ka humbur pak minuta më parë penalltinë në ndeshjen e parafundit në kampionat që ekipi i tij po luan në shtëpi ndaj Al Khalej.

Në minutën e 66 të takimit, ylli portugez gaboi nga pika e bardhë duke e nxjerrë topin jashtë kuadratit. Kaq mjatoi dhe shumë tifozë filluan vërshëllimat ndaj tij. CR7 ka pasur shumë kritika duke qenë se Al Nassr dështoi të fitonte trofe këtë sezon dhe portugezi konsiderohet nga tifozët si fajtori kryesor.

Kohët e fundit është përfolur shumë për një largim të Ronaldos në fund të sezonit nga Al Nassr. Në dy sezone me skuadrën arabe, Kristiano Ronaldo nuk ka arritur dot të fitojë asnjë trofe. Situatën e bën më të rëndë fakti që Al Nassr nuk do të luajë dot as në Champions League sezonin e ri, gjë që e përforcon akoma edhe më shumë largimin e sulmuesit portugez në verë.

kristiano ronaldo sulmuesi portugez al nassr

Lini një Përgjigje