TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Shtator 2024, 22:01

Zhbllokohet ndeshja/ Ukraina ndëshkon Shqipërinë sapo nis pjesa e dytë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Zhbllokohet ndeshja/ Ukraina ndëshkon Shqipërinë sapo nis pjesa e

Zhbllokohet ndeshja në “Epet Arena”. Ukraina nëshkon Shqipërinë në minutën e 50. Një top nga e majta u harkua në anën tjetër ku Konoplia gjuajti dhe gjeti të papërgatitur Strakoshën, duke kaluar Ukrainën në avantazh.

Pjesa  e parë e ndeshjes së luajtur në “Epet Arena” të Çekisë u mbyll në barazim 0-0.

Kuqezinjtë patën mundësinë e artë për të zhbllokuar ndeshjen në minutën e 9. Mitaj nga e majta pasoi për Laçin, por gjuajtja e tij diagonale nuk gjeti portën ukrainase.

Në minutën e 21, Asllani nga e majta harkoi në shtyllën e parë, por Laçi dhe Manaj nuk ia dolën të devijonin në një pozicion të shkëlqyer duke shpërdoruar një tjetër mundësi të mirë.

10 minuta më vonë, një harkim nga e majta e sulmit kuqezi drejt shtyllës së dytë, Asani me kokë ktheu topin në qendër, por nuk gjeti askënd.

Pas një goditje këndi, Laçi tenton portën me thembër në minutën e 40, por toçi gjeti vetëm rrjetën e jashtme të katërkëndorit të Rubin.

 

Lini një Përgjigje