TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Shtator 2024, 19:41

Shqipëria nis aventurën në Ligën e Kombeve/ Silvinjo beson te fantazia e Bajramit, Hysaj kapiten

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria nis aventurën në Ligën e Kombeve/ Silvinjo beson

Shqipëria nis sot rrugëtimin e saj në Ligën e Kombeve me një duel që luhet në Pragë jo ndaj Çekisë vendase, pro ndaj Ukrainës e cila i luan ndeshjet në fushë asnjanëse për shkak të luftës me Rusinë.

Një start me rezultat pozitiv do të jetë shumë i rëndësishëm në një grup shumë të balancuar siç është ai ku gjenden kuqezinjtë dhe Silvinjo është treguar i kujdesshëm me rreshtimin e tij të parë për duelin në fjalë.

Ashtu siç pritej, ai ka luajtur me një skemë që e ka praktikuar edhe në ndeshjen ndaj Kroacisë në Europian, ku Laçi luan në qendër të mesfushës dhe Bajrami në të majtën e sulmit. Dyshja e qendrës së mbrojtjes do të jetë Ismajli-Kumbulla, të cilët zëvendësojnë të munguarit Gjimshiti-Ajeti, të cilët luajtën titullarë në sfidat e Europianit.

Silvinjo vjen në këtë ndeshje me emra të njohur, por edhe të rinj nga lista e Europianit, teksa gjithashtu ky kompeticion mund t’i ndihmojë kuqezinjtë dhe për një vend në Botërorin e vitit 2026.

Kombëtarja kuqezi e mbylli me një pikë Europianin që lamë pas, aty ku ndodhej në Grupin B ose i njohur si “Grupi i Vdekjes” së bashku me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë, duke i krijuar problemeve këtyre ekipeve.

Nga ana tjetër, Ukraina grumbulloi katër pikë në Gjermani, por sërish doli e fundit për shkak të golavarazhit.

Shqipëria nis aventurën në Ligën e Kombeve/ Silvinjo beson

shqipëria ukraina formacioni liga e kombeve

Lini një Përgjigje