TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Shtator 2024, 18:02

Enis Bardhi shmang humbjen e Maqedonisë së Veriut ndaj Ishujve Faroe, Liga e Kombeve nis me barazim (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Enis Bardhi shmang humbjen e Maqedonisë së Veriut ndaj Ishujve Faroe,

Rrugëtimi i Maqedonisë së Veriut në këtë edicion të Ligës së Kombeve nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, edhe pse përballë kishte një kundërshtar të kalueshëm në letër si Ishujt Faroe në grupin C4.

Në transfertën e sotme, Maqedonia është ndalur në një barazim 1-1, teksa i është dashur një gol i Enis Bardhit për të shmangur një humbje katastrofike.

Vendasit ishin të parët që kaluan në avantazh me anë të penalltisë së Davidsen që në minutën e  9 të sfidës.

Ndeshja më pas vazhdoi me raste nga të dy ekipet, që kërkuan me ngulm golin. Barazimi për Maqedoninë e Veriut do të vinte vetëm në pjesën e dytë, po nga pika e bardhë. Ishte pikërisht Bardhi ai i cili shënoi me penallti në minutën e 49 të sfidës, për të vendosur baraspeshën.

Pavarësisht tentativave të të dy ekipeve për të shënuar, askush nuk ia doli të tundte më rrjetën.

maqedonia e veriut ishujt faroe liga e kombeve

Lini një Përgjigje