TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Shtator 2024, 17:17

Humbja turpëruese ndaj Rumanisë, gazetari sulmon FFK: Kosova nuk është pronë e Agim Ademit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Humbja turpëruese ndaj Rumanisë, gazetari sulmon FFK: Kosova nuk

Humbja ndaj Rumanisë në sfidën e parë të Ligës së Kombeve, ka lënë një shije mjaft të keqe te Kosova. Madje, pas kësaj sfide, para mediave foli vetëm kapiteni Amir Rrahmani dhe as trajneri e as ndonjë lojtar tjetër.

Në lidhje me këtë temë ka folur gazetari sportiv, Arlind Sadiku. Ky i fundit thotë se kjo është një vepër e FFK-së, duke theksuar se presidenti Agim Ademi e sheh ekipin e Kosovës si pronë të tijën.

Të dashur miq! Me të vërtetë është e pabesueshme se si njerëzit që vendosin për kombëtaren në Federatë si, Agim Ademi, Muharrem Sahiti dhe Bajram Shala, mendojnë se ekipi është pronë e tyre dhe mund të bëjnë çfarë të duan me të. A po ju kujtohet para 3 muajve, kur kishim pësuar humbjen 3-0 me Norvegjinë?

Nuk doli as trajneri dhe asnjë futbollist të prononcohet për media, pavarësisht se Digitalbi, si transmetues zyrtar kishte bërë kërkesë në UEFA. Zyrtarët e FFK-së i kishin thënë UEFA-s, që trajneri dhe lojtarët nuk duan që të flasin. Por kjo ishte një rrenë e kullume”, thotë ndër të tjera gazetari Arlind Sadiku.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arlind Sadiku (@arlindsadiku89)

arlind sadiku gazetrai sportiv agim ademi presidenti i ffk

Lini një Përgjigje