TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Shtator 2024, 15:44

“Tërmet” për Çelsin? Presidenti i Bluve gati të marrë vendimin e bujshëm pas 1 miliardë eurove të shpenzuara në merkato

Shkruar nga Pamfleti

“Tërmet” për Çelsin? Presidenti i Bluve gati

Të reja të rëndësishme në shtëpinë e Çelsit. Sipas “Bloomberg”, presidenti i Bluve të Londrës, Tod Bohli, një nga aksionarët e klubit, po shqyrton mundësinë e shitjes së aksioneve të tij për shkak të mosmarrëveshjeve me Behdad Eghbalin, aksioner tjetër dhe bashkëthemelues i “Clearlake Capital”. Këto mosmarrëveshje kanë të bëjnë me drejtimin e klubit.

Klubi londinez aktualisht është i strukturuar si në vazhdim: 61.54% i takon kompanisë së investimeve “Clearlake Capital”, e cila i referohet Bohlit.

Pjesa e mbetur prej 38.46% ndahet mes tre sipërmarrësve Tod Bohli, Mark Uolter dhe Hansjorg Vis.

Behdad Eghbali, bashkëthemelues i “Clearlake Capital”, thuhet se është në mosmarrëveshje me Bohli dhe mund të blejë aksionet e këtij të fundit. Arsyet duket se lidhen me drejtimin e klubit.

Që nga ndryshimi i pronësisë, klubi londinez ka spikatur për ndërhyrjen masive në merkato. Vetëm në këtë sesion të merkatos janë shpenzuar mbi 200 milionë.

Vitin e kaluar shuma e shpenzuar ishte 464 milionë. Ardhja e Bohlit bëri Çelsi të shpenzonte 630 milionë euro.

tod bohli presidenti i çelsit

Lini një Përgjigje