TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Shtator 2024, 22:20

Reali uron Ronaldon për 900 golat e realizuar në karrierë: Moment historik, jemi krenar për ty

Shkruar nga Pamfleti

Reali uron Ronaldon për 900 golat e realizuar në karrierë: Moment

Kristiano Ronaldo ishte një nga protagonistët e Portugalisë në fitoren 2-1 ndaj Kroacisë. Portugezi shënoi golin e dytë për të tijtë në minutën e 34 të sfidës.

Ky gol është i veçantë për CR7, i cili arriti një shifër rekord të golave të shënuar në karrierën e tij. Me golin ndaj kroatëve, Ronaldo ka arritur në shifrën e 900 realizimeve. E sigurisht për një sukses të tillë nuk ka munguar as reagimi nga ish-ekipi i tij, Reali i Madridit.

Një tjetër moment historik. 900 gola në karrierën profesionale të një prej legjendave më të mëdha të Realit të Madridit dhe futbollit botëror. Urime Kristiano Ronaldo. Reali i Madridit dhe tifozët janë gjithmonë krenarë për ju”, ka shkruar klubi “Los Blancos”.

kristiano ronaldo sulmuesi portugez relai i madridit

Lini një Përgjigje