
Merkato e verës mbaroi dhe tani është koha të bëjmë një llogari se cilat janë skuadrat më të kushtueshme në Europë. Shumat llogariten bazuar te sajti i specializuar i transferimeve, “Transfermarkt”.
E para në listë është Çelsi. E pritshme, kur mendon se londinezët kanë thuajse dy skuadra në përbërje, një gjë krejtësisht e pazakontë, por fakt prej dy vitesh. Skuadra aktualisht vlen 1,07 miliardë euro.
Në vend të dytë renditet Mançester Junajtid, me vlerë 910 milionë euro. Blerjet e merkatos së fundit e kanë shtuar tejmase vlerën e skuadrës së “Djajve të kuq”. Lista vijon me tri skuadra të tjera angleze, Mançester Siti (860 milionë euro), Arsenali (673 milionë euro) dhe Totenhemi (664 milionë euro).
Pas skuadrave angleze, skuadra e gjashtë renditet PSG-ja me 651 milionë euro, ndjekur nga Liverpuli (620 milionë euro), Reali i Madridit (607 milionë euro), Njukasëll Junajtid (576 milionë euro) dhe Juventus (528 mln euro).
Lini një Përgjigje