TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Shtator 2024, 18:39

“Kombëtarja është e hapur për të gjithë”, Silvinjo: I lumtur me merkaton e djemve

Shkruar nga Pamfleti

“Kombëtarja është e hapur për të

Pritjes po i vjen fundi. “Legjionarët” e Kombëtares sonë do të nisin për të tretën herë, rrugëtimin e tyre, në Ligën e Kombeve, ku ashtu si në edicionin e kaluar janë pjesë e Ligës B, ku pozicionohen në grupin 1, së bashku me Republikën Çeke, Gjeorgjinë e Ukrainën.

Pikërisht këta të fundit do të jenë kundërshtarët e parë të kuqezinjve dhe siç e do zakoni një ditë para sfidës është zhvilluar edhe konferenca zyrtare për shtyp, nga ku tekniku Silvinjo foli edhe për lëvizjet e fundit të “Legjionarëve” gjatë merkatos së verës.

Jam shumë i lumtur me merkaton e lojtarëve të Kombëtares. Është një periudhë e vështirë për ta, pasi nuk kanë patur shumë pushime, por jam shumë i lumtur me zhvillimet e fundit.

Puna e Kombëtares është shumë e vështirë. Kombëtarja është e hapur për të gjithë dhe lojtarët vijnë me shumë dëshirë të luajnë dhe të përfaqësojnë kombin e tyre. Kemi bërë 4-5 ditë stërvitje deri tani dhe të gjithë janë në formë të shkëlqyer”,- u shpreh tekniku brazilian.

silvinjo trajneri i kombëtares shqiptare ndeshja me ukrainën

Lini një Përgjigje