TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Shtator 2024, 16:52

“12 orë baste”, rrëfimi tronditës i mesfushorit të Juventusit: Luaja 10 mijë euro

Shkruar nga Pamfleti

“12 orë baste”, rrëfimi tronditës i mesfushorit

Në dokumentarin “Fragile” (i brishtë), Nikolo Faxholi, mesfushori i Juventusit dhe kombëtares italiane, flet për luftën kundër varësisë ndaj lojërave të fatit, që i kushtoi skualifikimin për pothuajse të gjithë sezonin e kaluar.

Në fillim nuk luaja për para, nuk më duheshin para. Luaja për adrenalinën që më jepte, ky ishte problemi kryesor. Kaloja edhe 12/13 orë në telefon dhe koha kalonte sikur të ishin 2 ose 3 orë.

Basti më i lartë që kam vënë ka qenë 10 mijë euro. Nuk ishte aq shumë episodi, por frekuenca. Më kanë shkruar edhe: ‘Do të të thyejmë këmbët para se të shkosh në Sevilje, nuk do ta luash atë ndeshje atje’”.

nikolo faxholi mesfushori i juventusit

Lini një Përgjigje