TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Shtator 2024, 17:37

“Kemi lojtarët e duhur për kreun e grupit”, Ylber Rmadani: Fituam eksperiencë nga Europiani, kapiten ndaj Ukrainës?

Shkruar nga Pamfleti

“Kemi lojtarët e duhur për kreun e grupit”, Ylber Rmadani:

Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani u shfaq në krah të trajnerit Silvinjo, në konferencën e sotme për shtyp, në prag të duelit ndaj Ukrainës që do të luhet në Pragë. Në deklaratën e dhënë ndër të tjera 28-vjeçari u shpreh: 

Atmosfera e ekipit është fantastike, jemi shumë të përqendruar. Nesër na pret një ndeshje shumë e vështirë. Atmosfera e grupit është e mirë. Jemi gati, e kemi studiuar Ukrainën, e dimë pikën e fortë. Shpresoj që nesër të marrim rezultat pozitiv.

Ne kur jemi në ekip jemi profesionist. Gjithmonë përqendrohemi maksimalisht që të japim maksimumin. Jemi të përqendruar për të bërë një ndeshje shumë të mirë.

Ne jemi stërvitur shumë mirë gjatë javës, e dimë çfarë kundërshtari na pret nesër. Jemi të përqendruar për të dhënë maksimumin dhe për të marrë rezultat pozitiv.

Medonin e shikoj çdo ditë në stërvitje, punon shumë, është profesionist. Është lojtar i ri për të ardhmen, është shumë gati për të dhënë maksimumin e tij.

Lojtarët e rinj janë përshtatur mirë, janë duke bërë mirë në stërvitje si gjithë ne. Unë e kam parë që na kanë nxjerrë më pak të kuotuarit. Forca jonë është grupi, jemi ekip cilësor, do të bëjmë gjithçka për të arritur në krye të grupit.

Nuk e di a do të jem kapiten, e di trajneri. Edhe nëse do të jem do të ishte kënaqësi e madhe dhe do e mbaja me shumë nder shiritin. 

Në Europian luajtëm me kundërshtarët më të fortë. Ishte një nivel shumë i lartë. Kemi fituar më shumë eksperiencë. E dimë si mund të luajmë së bashku. Kjo do të na shërbejë për kualifikueset e Ligës së Kombeve dhe Botërorit. 

Unë nuk kam preferenca. Kushdo të luajë me mua nuk e kam problem. Përshtatem me të gjithë. Unë ndihem mirë me të gjithë.

Europiani ishte një kompeticion i vështirë për ne, kishte ekipe të forta. Niveli i përqendrimit tonë në grup ishte i lartë. Ne jemi të përgatitur, kemi më shumë eksperiencë. Nesër do të tregojmë lojën tonë dhe tregojmë që jemi një ekip i mirë”, u shpreh Ramadani. 

ylber ramadani mesfushori i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje