TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Shtator 2024, 17:14

Granit Xhaka reagon pas kartonit të kuq ndaj Danimarkës: Lojtarët danezë nuk treguan respekt

Shkruar nga Pamfleti

Granit Xhaka reagon pas kartonit të kuq ndaj Danimarkës: Lojtarët

Zvicra u mposht 2-0 nga Danimarka mbrëmjen e djeshme. Granit Xhaka ishte një nga protagonistët e sfidës, ku në minutën e 87 u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke dalë kështu nga loja me të kuq.

Ndërkohë para Xhakës, me karton të kuq ishte ndëshkuar edhe Niko Elverdi, me Zvicrën që e mbylli ndeshjen me 9 lojtarë. Pas kësaj ndeshje ka folur mesfushori shqiptarë, ku ka deklaruar se lojtarët e Danimarkës luajtën shumë pisët dhe asgjë nuk kishte të bënte me “Fair Play”.

Vitet e fundit jam shumë më i qetë. Por, kur një lojë është aq e padrejtë sa sot, emocionohem shumë. Në futboll fjala respekt në fakt shkruhet me shkronja të mëdha. Por, ajo që treguan sot lojtarët e Danimarkës nuk ka të bëjë me respektin”, ka deklaruar Xhaka.

granit xhaka mesfushori shqiptar

Lini një Përgjigje