TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Shtator 2024, 19:22

“Do jetë lojë teknike dhe e hapur”, Silvinjo për ndeshjen me Ukrainën: Skema sipas karakteristikave të lojtarëve

Shkruar nga Pamfleti

“Do jetë lojë teknike dhe e hapur”, Silvinjo për

Trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo thotë se skema për ndeshjen ndaj Ukrainës, do të përcaktohet pas caktimit të formacionit, bazuar edhe në karakteristikat e lojtarëve.

Në konferencën për shtyp për mediat, tekniku brazilian deklaroi se ndeshja do të jetë e fortë, ku pret që të zhvillohet një lojë teknike dhe e hapur.

Ne i përshtasim skemat sipas karakteristikave që kanë lojtarët tanë. Stafi duhet të punojë dhe të kuptojë karakteristikat e lojtarëve. Kemi lojtarë të fortë. Mund të përshtasim disa skema të ndryshme. Është e vështirë për të parashikuar, do të jetë lojë teknike dhe shumë e hapur. Kanë lojtarë të shpejtë, cilësorë, ka mundësi të shohim një lojë të fortë. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por që do të luftojmë”, theksoi ai.

silvinjo trajneri i kombëtares shqiptare ndeshja me ukrainën

Lini një Përgjigje