
Shqipëria -U21 fiton me përmbysje përballë Zvicrës në ndeshjen e luajtur në Lozanë. Sfidë kjo e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2025 të kësaj grupmoshe.
Helvetët kaluan të parët në avantazh me golin e Surdez në minutën e 16, por vetëm 2 minuta më pas ishte Adrion Pajaziti. i cili riktheu baraspeshën me një gol mjaft të bukur, i ngjashëm me atë të Bajramit ndaj Italisë.
Pjesa e dytë nisi me ritëm të lartë dhe në minutën e 69 të ishte përsëri fantazisti kuqezi që tregoi të gjithë klasin e tij me një supergol nga distanca që përfundoi në cepin e rrjetës. Pak minuta nga fundi, hero u bë edhe portieri Lilo, i cili priti një 11-metërsh duke mbajtur në avantazh Shqipërinë.
Një fitore e rëndësishme për Shqipërinë U-21 që tregon edhe një tjetër herë se në organikë ka elementë të gatshëm të kontribuojnë edhe për Kombëtaren e madhe.
Shqipëria ndodhet në vendin e 4 me 13 pikë, aq sa Finlanda, 1 më pak se Zvicra dhe 3 nga Rumania kryesuese, por me 2 ndeshje më shumë se këta, duke bërë që shanset për kualifikim të jenë thuajse të pamundura. Ndeshja e rradhës dhe e fundit për kuqezinjtë do të jetë ndaj Armenisë më 15 tetor në "Air Albania".
Lini një Përgjigje