
U luajtën mbrëmjen e sotme 6 sfidat e vlefshme për grupet e Ligës së Kombeve, ku u shënuan në total plot 15 gola. Padyshim që vëmendja ishte te supersfida mes Francës dhe Italisë.
“Axurrët” spektakolar në Paris sonte! Pas një goli të shpejtë të pësuar pas 13 sekondash nga Barkola pas një gabimi të Di Lorencos, kombëtarja e Spaletit tregoi karakter dhe nivel të lartë, në një mbrëmje horror nga mbrojtja e djemve të Deshamp.
Fillimisht është Di Marko ai që realizoi supergol me asist me thembër nga Tonali, ndërsa në pjesën e dytë Fratezi përfitoi nga një pasim i artë dhe në qendër si një sulmues mposhti portierin Menjo.
Gardiani i Milanit bëri një superpritje më pas duke ndalur golin e tretë, por asgjë nuk mund të bënte ndaj Raspadorit që përfitoi nga një Saliba “në gjumë” duke shënuar golin e tretë.
Në duelet e tjera, spikasin triumfet e Belgjikës, dhe Islandës, ndërkohë që dy sfida, ajo mes Sllovenisë dhe Austrisë si dhe Uells-Turqi u mbyllën në barazim.
Lini një Përgjigje