TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Shtator 2024, 17:39

FSHF i dërgon sinjal Ukrainës para ndeshjes së Ligës së Kombeve me ‘Zotin e shtëpisë’ në Pragë dhe golin e Nedim Bajramit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

FSHF i dërgon sinjal Ukrainës para ndeshjes së Ligës së

Shqipëria do të përballet me Ukrainën sonte në orën 20:45 në Pragë për ndeshjen e parë të Grupit B1 në Ligën e kombeve. Kuqezinjtë sfidojnë Ukrainën si pritëse në stadiumin neutral ‘Epet Arena’ për shkak të situatës në vendin e tyre.

Ky stadium apo qytet nuk është aspak i panjohur për Shqipërinë. Kujtimet janë ende të freskëta, teksa një vit më parë ishte Nedim Bajrami që shënonte një supergol në stadiumin tjetër të qytetit, “Eden Arena”,  duke i marrë një barazim jetik Çekisë që shtroi një tjetër pllakë drejt rrugës për në “EURO 2024”.

Në stadiumin ku luhet ndeshja e sotme, “Zot shtëpie” është Qazim Laçi, i cili luan me ekipin e Spartës së Pragës. Mesfushori pritet të jetë titullar pas performancave fantastike në muajt e fundit dhe do të ketë një motiv shtesë për të mposhtur ukrainasit.

Këtë e bën të qartë edhe FSHF që risjell në kujtesë edhe golin e Nedim Bajramit duke lëshuar një ‘kërcënim’ para duelit të mbrëmjes.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FSHF (@fshforg)

fshf qazim laçi nedim bajrami ndeshja me ukrainën

Lini një Përgjigje