
Në Pragë sot në orën 20:45 luhet ndeshja Ukrainë-Shqipëri e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Në stadium priten afro 3 mijë tifozë kuqezi, teksa festa e ultrasve të Kombëtares ka nisur në baret dhe rrugët e kryeqytetit çek.
Kuqezinjtë rikthehen sot në fushë pas paraqitjeve në grupet e “EURO 2024” të mbajtur në Gjermani këtë verë, ndërsa ndaj Ukrainës nuk nisen si favorit por që kombëtarja ka detyrim rezultatin pozitiv për të nisur mbarë këtë kompeticion të rëndësishëm.
3 ditë më pas më 10 shtator Shqipëria do të presë në “Air Albania” Gjoergjinë.
Pas pak minutash pritet të publikohen edhe formacionet zyrtare të të dyja skuadrave.
Tifozat Kuqezi, Prague, Nations League, Ukraine vs Albania pic.twitter.com/U8278YL9hw
— News video (@Newsvideo13) September 7, 2024
Lini një Përgjigje