
Përfundon pjesa e parë e ndeshjes së Ligës së Kombeve mes Ukrainës dhe Shqipërisë. Sfida e luajtur në “Epet Arena” të Çekisë u dominua nga djemtë e Silvinjos, por goli mungoi, pasi takimi u mbyll në barazim 0-0.
Kuqezinjtë patën mundësinë e artë për të zhbllokuar ndeshjen në minutën e 9. Mitaj nga e majta pasoi për Laçin, por gjuajtja e tij diagonale nuk gjeti portën ukrainase.
Në minutën e 21, Asllani nga e majta harkoi në shtyllën e parë, por Laçi dhe Manaj nuk ia dolën të devijonin në një pozicion të shkëlqyer duke shpërdoruar një tjetër mundësi të mirë.
10 minuta më vonë, një harkim nga e majta e sulmit kuqezi drejt shtyllës së dytë, Asani me kokë ktheu topin në qendër, por nuk gjeti askënd.
Pas një goditje këndi, Laçi tenton portën me thembër në minutën e 40, por toçi gjeti vetëm rrjetën e jashtme të katërkëndorit të Rubin.
Lini një Përgjigje