
Zvicra sfidon pa Granit Xhakën skuadrën e Spanjës pas pak ditësh, në kuadër të ndeshjes së dytë në Ligën e Kombeve. Xhaka nuk do të mund të kontribuojë në këtë sfidë, për shkak të kartonit të kuq të marrë ndaj Danimarkës. Rreth kësaj teme ka folur tekniku i Helvetëve, Murat Jakin në konferencën për shtyp.
“Xhaka do të jetë me ne, pasi menjëherë bëri me dije se dëshiron të jetë në skuadër, por edhe në dhomat e zhveshjes për ndeshjen ndaj Spanjës. Kjo tregon madhështinë e tij.
Loja jonë do të jetë e guximshme dhe për bazë do t’i marrim ndeshjet në Kampionatin Evropian. Do të luajmë në shtëpi, në stadiumin e mbushur plot. Do të luajmë futboll intensiv, jemi mësuar me këtë. Kjo kërkon shumë vrapim, duele, dhe për shkak të pasimeve të shumta të Spanjës, duhet të jemi të fokusuar” – tha ai.
Lini një Përgjigje