
Çelsi po shqyrton mundësinë e nënshkrimit me sulmuesin shqiptar të Lilës, Edon Zhegrova, në merkaton e janarit, kjo sipas ‘Fichajes’ në Spanjë.
Klubi i Premier Ligës është impresionuar nga përparimi i lojtarit dhe dëshiron të investojë që tani te sulmuesi i Kosovës. Zhegrova ka luajtur në ekipe si Genk, Bazel dhe Lilë.
Ai firmosi për klubin nga Liga 1 në merkaton e janarit të vitit 2022 dhe është ende pjesë e këtij klubi. Sulmuesi ka bërë përparim të dukshëm si lojtar dhe është një nga talentet që ka zgjuar interesimin e shumë klubeve të mëdha evropiane.
Zhegrova është një lojtar që luan në krahun e djathtë dhe i pëlqen të driblojë nga e majta, duke kërcënuar portën kundërshtare. Ai është një sulmues i shkëlqyer dhe mund të shënojë nga pozicione të ndryshme. Pa topin, ai bën shumë presion dhe ndihmon në detyrat mbrojtëse, janë disa nga lëvdatat e faqes spanjolle.
Lini një Përgjigje