
Ukraina dhe Shqipëria do të përballen ditën e sotme mes tyre, sfidë e vlefshme për Ligën e Kombeve që do të startojë në orën 20:45 në “Epet Arena” të Çekisë. Një duel shumë i rëndësishëm për kuqezinjtë, të cilët në transfertë do të synojnë fitoren për të nisur me këmbën e mbarë këtë rrugëtim në Ligën e Kombeve.
Sfida luhet në një stadium neutral, në “shtëpinë” e Qazim Laçit. Kuqezintjë kanë nevojë për mbështetje masive dhe tifozët kanë mbushur shkallët e stadiumit, por mesazhet mbështetëse janë me mijëra për së largu.
Një të tillë e dërgon edhe Mirlind Daku, i cili e kishte të pamundur t’i bashkohej skuadrës për shkak pezullimi dhe dëmtimi. “Fillimi i një tjetër rrugëtimi. Forca çuna”, shkruan Daku në profilin e tij në Instagram.

Lini një Përgjigje