
Komiteti special i Pretorias hodhi poshtë kërkesën për lirim të parakohshëm të kampionit paraolimpik, Oskar Pistorius, i cili që nga viti 2017 vuan dënimin me burg për vrasjen e Riva Stinkamp, në ditën e Shën Valentinit, në shtëpinë e tyre në vitin 2013. Ligji i Afrikës së Jugut parashikon që një i dënuar, mund të lirohet me kusht, pasi të jetë kryer gjysma e dënimit dhe Pistorius ka të drejtë të përfitojë nga korriku i vitit 2021.
Megjithatë, aplikimi i tij u refuzua sot dhe ai do të mbetet në burg.
Komisioni kompetent vendosi se Pistorius, për shkak të një llogaritje të gabuar, nuk ka kryer kohën minimale të nevojshme për t’u liruar nga burgu.
Ai tani do të jetë në gjendje të riaplikojë për lirim me kusht në gusht të vitit 2024.
“Blade Runner”, siç quhej (vrapuesi me proteza me teh karboni), u arrestua në vitin 2013 u shpall fajtor dhe u dënua në vitin 2014 në shkallë të parë vetëm me pesë vjet burg.
Më në fund, në vitin 2017, Gjykata e Lartë e Apelit e dënoi Pistorius me 13-vjet e 5 muaj burg.
Lini një Përgjigje