TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Mars 2023, 16:55

Barcelona nuk heq dorë nga rikthimi i Mesit: Jemi në kontakte, të vazhdojmë këtë histori të bukur

Shkruar nga Pamfleti

Barcelona nuk heq dorë nga rikthimi i Mesit: Jemi në kontakte, të

Barcelona është e gatshme të merret seriozisht me rikthimin e Lionel Mesit në Katalonjë.

Siç raporton “Mundo Deportivo”, klubi tashmë ka ndërmarrë veprime për të bindur argjentinasin, që të rikthehet në “shtëpi”, pasi kontrata me PSG-në i skadon në qershor.

Vetë presidenti Joan Laporta ka zhvilluar një bisedë me babanë dhe agjentin e lojtarit, Horge Mesi. Fillimisht për të folur për një ceremoni nderuese të veçantë për lojtarin më të mirë të “Blaugranas” ndonjëherë.

Ne jemi në kontakte me përfaqësuesit e Leo Mesit. “Pleshti” e di sa shumë mirënjohje kemi për të dhe do të donim që ai të kthehej përsëri te Barcelona. Isha i përfshirë në negociatat e kontratës dy vjet më parë dhe akoma e kujtoj sa e vështirë ishte ta linim të largohej.

E sigurt që Mesi e dashuron Barçën dhe qytetin, kështu që shpresojmë të gjejmë kushtet e duhura për të vazhduar këtë histori.”-tha zv.presidenti i Barcelonës, Rafa Juste.

Trajneri Çavi tashmë ka dhënë dritën jeshile për të përshpejtuar operacionin

lionel mesi sulmuesi argjentinas barcelona

Lini një Përgjigje