TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Mars 2023, 15:23

Berat Gjimshiti rikthehet me Atalantën, mbrojtësi i kombëtares lë pas dëmtimin

Shkruar nga Pamfleti

Berat Gjimshiti rikthehet me Atalantën, mbrojtësi i kombëtares

Berat Gjimshiti nuk ia doli dot të ishte i gatshëm për trajnerin Silvinjo në ndeshjen kundër Polonisë për shkak të një dëmtimi që pësoi pak ditë përpara grumbullimit, por tashmë mbrojtësi është rikuperuar plotësisht dhe do të jetë i gatshëm për Atalantën që këtë fundjavë.

Bergamaskët do të luajnë ditën e nesërme në orën 15:00 kundër Kremonezes në transfertë.

Mbrojtësi i Kombëtares mbeti jashtë si pasojë e një tërheqjeje të lehtë në kofshë dhe tashmë ai do të jetë nën urdhrat e Gasperinit.

Këtë sezon Gjimshiti ka luajtur 16 ndeshje, 14 në Serinë A dhe 2 në Kupë, kjo për shkak se ai pësoi një dëmtim në fillim të kampionatit, që e la për disa muaj jashtë.

berat gjimshiti mbrojtësi i kombëtares

Lini një Përgjigje