TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Mars 2023, 16:08

Aksident i frikshëm për futbollistin, “fluturon” me makinë dhe përfundon në një sallë me fëmijë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i frikshëm për futbollistin, “fluturon” me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur për futbollistin maroken, Sofian Kijine, i cili u përfshi në një aksident horror me makinë në Liezh të Belgjikës.

Ai humbi kontrollin e makinës duke dalë nga rrethrrotullimi dhe duke fluturuar drejt një godine sportive që ndodhej aty pranë, ku po stërviteshin disa fëmijë, që për fat të mirë askush nga të rinjtë nuk mbeti i plagosur.

Makina me të vërtetë shpoi murin prej llamarine të ndërtesës. Më pas u përplas rreth dhjetë metra më tej. Fatmirësisht askush nuk ishte aty në atë moment. Një orë më parë ishin rreth njëzet fëmijë që e kishin zënë këtë pjesë”,- ka raportuar një dëshmitar i aksidentit për median belge “SudInfo”.

Të flasësh për një mrekulli është edhe shumë pak. Nuk guxojmë të imagjinojmë se çfarë mund të ketë ndodhur. U shmang një dramë e vërtetë. Të them të drejtën, as në filma nuk shohim gjëra të tilla”, shtoi ai.

Kijine u dërgua menjëherë në spitalin më të afërt për t’i bërë ekzaminimet e mëtejshme, por siç raporton klubi i tij, Oud-Heverle Luven, futbollisti nuk ndodhet në gjendje kritike për jetën.

sofian kijine futbollisti maroken

Lini një Përgjigje