
Skënderbeu ka mposhtur Apoloninë në Korçë në ndeshjen e parë të javës së 21 të Kategorisë së Parë.
Sfida u zhbllokua në minutën e 32 nga Prençi, duke kaluar në avantazh korçarët. Më pas në fillimin e pjesës së dytë, Temitope dyfishoi shifrat. Skënderbeu nuk u ndal me kaq dhe në minutën e 57 Abukabari shënoi edhe të tretin. Në minutën e 71 fierakët ngushtuan diferencën. Në minutën e fundit të sfidës, Liço vulosi sfidën duke shënuar dhe golin e katërt.
Me këtë fitore, Skënderbeu shkon në kuotën e 41 pikëve duke ruajtur vendin e parë, ndërsa Apolonia renditet në vendin e 7 me 28 pikë.
Lini një Përgjigje