TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Maj 2023, 16:09

“Vjen nga Shqipëria dhe ka klasin e vërtetë”, tifozi i vogël i Interit ia merr këngës pas dhuratës speciale nga mesfushori kuqezi (Video)

Shkruar nga Pamfleti
“Vjen nga Shqipëria dhe ka klasin e vërtetë”, tifozi

Edhe pse ende nuk është kthyer në një lojtar titullar, Kristjan Asllani ka filluar të rrëmbejë zemrat e shumë tifozëve zikaltër.

Në një video e bërë virale së fundmi, shfaqet një tifoz i vogël i Interit, i cili merr për ditëlindje një dhuratë bluzën e Asllanit.

Pas kësaj ai ja nis festës dhe këndon për mesfushorin shqiptar: “Ai luan mesfushor dhe nuk është italian, vjen nga Shqipëria dhe ka shumë fantazi. Ka 14 në shpinë dhe klasin e vërtetë, të gjithë duart lart për Kristjan Asllanin tonë”.

kristjan asllani mesfushori shqiptar tifozi i interit

Lini një Përgjigje