TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Maj 2023, 20:56

Roma nuk bind përballë Salernitanas dhe i thotë “lamtumirë” zonës “Champions”

Shkruar nga Pamfleti

Roma nuk bind përballë Salernitanas dhe i thotë

Ndeshja e javës së 36-të e serisë-A në kampionatin italian, mes Romës dhe Salernitana është mbyllur në barazim me rezultatin 2-2, me kryeqytetasit që dështuan të marrin një fitore që do t’i afronte pranë kupave të Evropës.

Pjesa e parë nisi me surpriza pasi mjaftuan vetëm 12 minuta lojë që Salernitana të shënonte e para me anë të Candrevas që vulosi shifrat 0-1. Roma tentoi të përgjigjej madje në minutën e 45-të shënuan një gol por që më pas u anulua nga sistemi VAR për prekje të topit me dorë.

45-minutëshi i dytë nisi me më shumë grindë për djemtë e Mourinhos, të cilët u kërkonin me ngulm golin e barazimit dhe vetëm pas 2 minutave lojë, në të 47-ën, ishte El Shaarawy ai që gjeti rrugën e rrjetës duke çuar shifrat në baraspeshe 1-1.

Por Salernitana duket se kishte rezervuar një surprizë edhe për pjesën e dytë, pasi 7 minuta më vonë, në 54-ën minutë kaloi sërish në avantazh me anë të Dia i cili çoi shifrat në 1-2.

Më pas u desh të vinte minuta e 83-të që Roma të shënonte me anë të Matic, për çuar shifrat në 2-2 dhe për të marrë të paktën një pikë nga kjo ndeshje.

Me këtë rezultat Salernitana ndodhet në vendin e 14-të me 39 pikë ndërsa, Roma tashmë zyrtarisht jashtë zonës së kupave të Evropës, ndodhet në vendin e 6-të me 60 pikë.

Ndërkohë shpresa e vetme e Romës për të marrë pjesë në Champions League sezonin e ardhshëm, mbetet triumfi në finalen e Evropa League, përballë Sevillas.

roma salerintana zona champions

Lini një Përgjigje