TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Maj 2023, 17:53

“Bombë” në Formula 1/ “Kokëkuqja” kërkon Lewis Hamilton, Ferrari gati t’i ofrojë 46 mln euro në sezon 7 herë kampionit

Shkruar nga Pamfleti

“Bombë” në Formula 1/ “Kokëkuqja”

Një lëvizje që do të shkundë ujërat në Formula 1 duket se është duke u zhvilluar në Scuderia. Sipas “Daily Mail”, Ferrari synon të ofrojë një kontratë të jashtëzakonshme për të sjellë pilotin britanik, Hamilton.

Në fund të fundit, ky sezon nuk po shkon siç do të kishte dashur shtatë herë kampioni i botës, i cili e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të ndalet së shpejti nga Formula 1.

Thashethemet për kalimin e tij te Ferrari po shtohen, me të fundit që thuhet se skuadra italiane synon t’i ofrojë atij 46 milionë euro për sezon dhe perspektivën për të ndjekur titullin e tij të tetë në karrierë.

formula 1 ferrari lewis hamilton

Lini një Përgjigje